Maqedoni

Janeva në DSK: hetojmë kush i porosit dhe kush i zbatoi përgjimet

19.10.2016 18:13

Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, po kryen kontrolle në hapësirat e DSK-së për procedurën parahetimore...

Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, po kryen kontrolle në hapësirat e DSK-së për procedurën parahetimore në lidhje me përgjimet, qëllimi i të cilës është që të vërtetohet se kush i ka porositur dhe kush i kreu përgjimet.

DSK nuk ka pranuar kontrollin e speciales me dëshirë, por është detyruar pas vendimit të lëshuar nga gjykata.

“Aktualisht po shqyrtojmë kush i porositi, me çfarë qëllimi dhe si u bënë përgjimet në Maqedoni, nëse ishte DSK-ja apo shërbimet e huaja”,- tha Janeva para Qendrës për siguri dhe kundërzbulim.

Janeva u ankua se DSK nuk dëshiron të bashkëpunojë vullnetarisht, megjithëse shumë herë është biseduar me ta.

“Dhe derisa nuk duan vullnetarisht,  ne vendosëm që të hymë me kërkesë të gjyqit, do të rrimë deri natën vonë”,- tha Janeva.

Sipas saj, procedura është duke u zhvilluar në më shumë drejtime dhe ashtu si zhvillohet, ashtu informohet edhe opinioni. Për momentin në zyrat e DBK-së ka tre punonjës nga Prokuroria Speciale Publike.