Opera ”La Boheme” me Besa Llugiqin vjen në Teatrin e Gjakovës
Rita” e Gaetano Donizzetit, e inskenuar në dhjetor të vitit 2009, ishte shfaqja e fundit operistike që ka parë publiku kosovar………….

Rita” e Gaetano Donizzetit, e inskenuar në dhjetor të vitit 2009, ishte shfaqja e fundit operistike që ka parë publiku kosovar. Opereta e realizuar në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovë është një nga tri operat e vetme që i ka parë publiku në Kosovë, që prej përfundimit të luftës.
Por në tetor të këtij viti do të thyhet “akulli”. Pas pesë vjetësh publiku kosovar do të ketë rastin të shohë një vepër të re operistike. “La Boheme” e kompozitorit të njohur Giacomo Puccini do të zërë vend në skenën e teatrit të Shtëpisë së Kulturës në Gjakovë. Kjo operë është produksion i shtëpisë operistike bullgare “Rossuee” dhe do të vijë në Kosovë me gjithë ekipin bullgar. E në mesin e 122 vetave, që janë pjesë e trupës së kësaj opere, është edhe sopranoja kosovare Besa Llugiqi, e cila performon në rolin kryesor. Para dy muajsh Llugiqi dhe trupa e kësaj shfaqjeje operistike performuan në Bullgari.
E në Kosovë kjo shfaqje operistike do të vijë në kuadër të festivalit ndërkombëtar të muzikantëve të rinj “DAM”, i cili vitin e ardhshëm organizon edicionin e tij të 10-të.
