Maqedoni

Gazetaria hulumtuese, mjet për të zbuluar të vërtetën

19.10.2016 18:36

Gjatë keqpërdorimit të fondeve buxhetore nga institucionet, qytetarët zakonisht nuk kanë ide të qartë se bëhet fjalë për një shumë të madhe dhe se këto janë kryesisht para publike...

Prandaj, gazetarët hulumtues duhet të gjejnë alternativë ose mënyra vizuele për të sjellë informacionin e saktë për qytetarët.
 
Përveç kësaj, gazetarët duhet të harxhojnë mjaft energji dhe të kushtojnë më shumë vëmendje për të bindur njerëzit që të marrin pjesë në dëshmitë e tyre personale të hulumtimit.
 
Këto ishin disa nga pikat që u cekën në debatin "Gazetaria hulumtuese–mjet për të zbuluar të vërtetën", organizuar nga Instituti maqedonas për media dhe Qendra për gazetari hulumtuese SCOOP.
 
“Gazetaria hulumtuese është kujdestar i demokracisë, që nënkupton kujdestar edhe i të drejtës së qytetarëve të sjellin vendime të bazuara dhe informacione të besueshme. Ky lloj i gazetarisë mundëson transparencë më të madhe të institucioneve dhe mundësi më të vogla për veprime korruptive”,- deklaroi Zhaklina Zafirova nga SCOOP.
 
“Storjet hulumtuese të cilat zbulojnë problem, janë të rëndësishme për zgjidhjen e problemeve apo për të ndërprerë aktivitetet kriminale. Tek ne me hulumtime kryesisht merren OJQ-të, sepse gazetaria hulumtuese në disa media nuk ekziston për arsye se një hulumtim kërkon kohë dhe këmbëngulje”,- tha gazetari hulumtues, Zoran Ivanov.
 
Gazetarët kanë biseduar edhe për sfidat dhe problemet me të cilat përballen gjatë shkrimit të reportazheve, por dhanë mesazh se duhet të jenë këmbëngulës në garë kundër kohës për të ndjekur informacionin e detajuar dhe kontrolluar. 
 
BESIM ABDULLAI