Vëzhgimi i mediave, Trupi ad-hok: nuk ka shkelje, respektohet ligji
Komisioni ad-hok për ndjekjen e raportimit të mediave e ka quajtur të balancuar raportimin gjatë periudhës së katër të monitorimit...

Komisioni ad-hok për ndjekjen e raportimit të mediave e ka quajtur të balancuar raportimin gjatë periudhës së katër të monitorimit dhe vendosi të mos ngre procedure gjobitëse ndaj asnjë mediumi.
“Vëzhgimi i mediave në periudhën nga 2 deri më 11 tetor të vitit 2016 tregoi se mediat në pjesën e raportimit kanë bërë një progres të rëndësishëm në balancin cilësor dhe sasior.
Pas shqyrtimit të raportit të katërt dhjetëditor për kryerjen e vëzhgimit në 18 media, Komisioni nuk dha asnjë propozim për caktimin e masës, por vetëm u potencoi mediave që aksentin ta vendosin në balancimin cilësor gjatë raportimit.
Nga Komisioni ad-hok janë të kënaqur që në këtë periudhë monitorimi, mediat në përgjithësi po e respektojnë nenin 75-b nga Kodi Zgjedhor.
