Maqedoni

Shtyhet gjykimi, Bozhinovski: nuk pranoj akuzë nga ky gjyq

19.10.2016 19:27

Është shtyrë gjykimi për rastin “Spiuni”, në të cilin gazetari, Zoran Bozhinovski, përballet me akuzën “spiunazh”, “bashkim kriminelësh” dhe “kërcënim”...

Sipas prokurorit publik, Bozhinovski nga të dënuarit paraprak për të njëjtën lëndë ka marrë udhëzime që përmes mediumit të tij të kryejë reket ndaj dy biznesmenëve të njohur, gjegjësisht Dragan Daralevskit dhe pronarit të “Beton”, Minco Jordanovit.

Prokurori nga gjykata kërkoi që ai të dënohet në mënyrë adekuate. Por, Bozhinovski bëri të qartë se nuk do të pranojë vendimin e gjykatës e as akuzat që ngrihen nga e njëjta.

Procesi gjyqësor do të vazhdojë më 10 nëntor, deri atëherë Bozhinovski do të qëndrojë në paraburgim.

Bozhinosvki është njëri prej të akuzuarve në rastin “Spiun”, mes të cilëve të akuzuar kryesisht janë përfaqësues të dikurshëm dhe të tanishëm të Agjencisë së zbulimit, Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, si dhe Ministrisë së Mbrojtjes.