Maqedoni

Qarkullimi në rugën Hanet e Mavrovës - Dibër në ndërprerje për shkak të një aksidenti rrugor

19.10.2016 19:49

Qarkullimi në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës - Dibër është në ndërprerje nga ora 16, për shkak të një aksidenti të dy kamionëve me rimorkio...

Pas përplasjes kamionët e kanë ndërprerë qarkullimin dhe lëvizjen e automjeteve në dy drejtime, njoftojnë nga policia e Gostivarit.
 
Sipas informacioneve të para nga SPB Tetovë, rreth orës 16 në afërsi të vendin "Livadhet e Manasriti", afër manastirit Shën Jovani, ka ardhur deri në përplasje direkte të dy automjeteve transportuese "DAF" me targa të Bullgarisë dhe "MAN" me targa të Serbisë.
 
Nga informacionet e para, nuk ka të lënduar në përplasjes, por është shkaktuar dëm material.
 
Ekipet për ekspertizë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku pritet që qarkullimi të normalizohet, ndërsa tash për tash automjetet nuk mund të lëvizin as në drejtim të Mavrovës as drejt Dibrës./mia