Botë

Gjendet viktima e tretë nga shpërthimi në BASF

19.10.2016 20:28

Polumbarët kanë zbuluar trupin e një njeriu që ka rezultuar si i zhdukur pas shpërthimit që ka ndodhur të hënën në kompleksin kimik BASF...

Polumbarët kanë zbuluar trupin e një njeriu që ka rezultuar si i zhdukur pas shpërthimit që ka ndodhur të hënën në kompleksin kimik BASF në Ludvigs'hafen në jugperëndim të Gjermanisë, me çka numri i viktimave është rritur në tre persona.
 
BASF kumtoi se trupi është gjetur në portin e lumit Rajna, në afërsi të vendit të shpërthimit.
 
Kompania theksoi edhe se së bashku me autoritetet përpiqet t'i vërtetojë shkaqet për shpërthim, në të cilin janë lënduar seriozisht tetë persona, ndërsa 17 janë lënduar më lehtë./mia