Botë

Moska: Pushimi humanitar do të zgjatë 11 orë

19.10.2016 21:47

Armata ruse sot publikoi se pushimi e nesërm humanitar në qytetin sirian do të zgjatë 11 orë, në vend të tetë orëve fillestare...

Përfaqësues i armatës ruse Sergej Rudskoj deklaroi se forcat e armatosura siriane dhe ruse nesër deri në orën 19 do t'i ndërpresin sulmet në Alepo, me qëllim që t'u mundësojnë civilëve dhe kryengritësve të largohen nga qyteti. 
 
"Në këtë periudhë, forcat ajrore ruse dhe forcat e Qeverisë siriane do t'i ndërpresin sulmet ajrore dhe aktivitetet luftarake", theksoi Rudskoj. 
 
Ai shtoi se aeroplanët rusë dhe sirianë nuk kryejnë sulme që të martën./mia