Botë

Gjashtëmbëdhjetë persona janë lënduar në fatkeqësinë hekurudhore në Austri

19.10.2016 21:13

Gjashtëmbëdhjetë persona janë lënduar pasi që një tren ndërurban për udhëtarë është përplasur me vagonat transportues afër stacionit hekurudhor në qytetin austriak Vizelburg...

Gjashtëmbëdhjetë persona janë lënduar pasi që një tren ndërurban për udhëtarë është përplasur me vagonat transportues afër stacionit hekurudhor në qytetin austriak Vizelburg, transmetoi TASS, duke iu referuar TV kanalit austriak ORF.
 
Sipas të dhënave të kompanisë federale hekurudhore, vagonat transportues kanë dalë nga rruga ndikmëse, e pastaj në to është përplasur treni rajonal që ka qarkulluar në linjën nga Sankt Polten deri në Shajbs, në provincën Austria e Poshtme.
 
Në vendin e ngjarjes punojnë ekipe të ndihmës së shpejtë, zjarrëfikësit dhe policia.
 
Hetohen shkaqet për daljen e vagonave nga binarët në trasenë ndihmëse./mia