Maqedoni

Konferencë "Sipërmarrësia si mundësi për përforcim të gruas nga mjedisi rural"

20.10.2016 09:19

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas rurale, Grupacioni i grave të biznesit (GGB) pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë...

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas rurale, Grupacioni i grave të biznesit (GGB) pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimroe (OEMVP) sot në Shkup organizon konferencë me temë "Sipërmarrësia si mundësi për përforcimin e gruas nga mjedisi rural".
 
Siç theksojnë organizuesit, qëllimi është të theksohet rëndësia e sipërmarrësisë femërore si mundësi për përforcim ekonomik, që është me rëndësi jo vetëm për mirëqenien e individëve, familjeve dhe shoqërisë, por gjithashtu edhe për produktivitetin dhe stabilitetin ekonomik të vendit.
 
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga sektori i biznesit, nga institucione të ndryshme, OJQ dhe studentë nga fakulteti ekonomik dhe i biznesit./Mia