Botë

Sekuestrohen 300 kg kokainë në një kamion në doganë

20.10.2016 10:01

Policia hollandeze ka sekuestruar 300 kg kokainë në një pikë doganore....

Zbulimi u bë gjatë një inspektimi në një kompani transporti në qytetin Brabant, njoftojnë mediat holandeze.
 
Droga u gjetë në dy kompresorët e një kamioni, ku ishte future sasia e madhe e kokainës.
 
Doganierët njoftuan menjëherë policinë, dhe kompresorët e kamionit u transportuan në stacionin policor.
 
Agjentët gjetën paketa plastike blu brenda së cilave ishte future lënda narkotike.
 
Policia tani po merret me hetimin e ofruesit të ngarkesës. Për sa raportojnë mediat vendase, transportuesi nuk ka qenë në dijeni të ngarkesës së kokainës dhe deri tani asnjë arrrestim nuk është bërë.