Botë

ShBA, zgjedhjet presidenciale, Clinton shpallet fituese e debatit të fundit

20.10.2016 12:59

Hillary Clinton është fituese e debatit të tretë dhe të fundit presidencial sipas votuesve në sondazhin e parë pas debatit të mbrëmshëm...

Sondazhi, i kryer nga CNN-i, ka pohuar se 52 për qind e votuese besojnë se e nominuara demokrate për presidente, Hillary, ka fituar debatin, që zgjati 90 minuta të mërkurën mbrëma.

Ndërkohë, vetëm 39 për qind e të anketuarve besojnë se i nominuari republikan, Donald Trump, e ka fituar debatin.

Hillary është shpallur fituese e të gjitha tre debateve presidenciale nga sondazhet e CNN-it.