Botë

Zgjedhjet në ShBA, Trump mund të mos e pranojë rezultatin zgjedhor

20.10.2016 14:06

Një person e humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në një aksident i cili mbrëmë rreth orës një e tridhjetë minuta...

Një person e humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në një aksident i cili mbrëmë rreth orës një e tridhjetë minuta ka ndodhur në rrugën lokale Sedlarevë - Merovë në afërsi të udhëkryqit për Lukovicë, njoftoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
 
Sipas të dhënave të tij B.K. (32) nga Shkupi për shkaqe të papërcaktuara deri më tani ka humbur kontrollin mbi automjetin motorik "BMW" me targa të Shkupit të cilin e ka drejtuar, me ç'rast ka dalë nga rruga, është rrokullisur dhe ka rënë në humnerë prej njëzet metrash në një terren të paqasshëm.
 
Drejtuesi i automjetit ka vdekur në vendngjarje ndërsa bashkëudhëtari i tij S.G. (40) nga Shkupi, i cili është lënduar lehtë, është transferuar në spitalin klinik të Tetovës prej ku pas mbajtjes disaorëshe është lëshuar në trajtim shtëpiak.
 
"Në koordinim me prokurorin publik ekspertizë në vendin e fatkeqësisë ka kryer një ekip i SPB Tetovë ndërsa me urdhrin e tij trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion. Bëhet fjalë për përcaktimin e shkaqeve për daljen e automjetit nga rruga, rrethanat dhe gjithçka tjetër lidhur me këtë aksident", tha Josifovski./Mia