NBA

NBA, përfundimtarja: Grizzlies barazon 1-1 me City Thunder

22.04.2014 16:11

Zach Randolph realizoi plot 25 pikë në “Chesapeake Energy Arena” për të ndihmuar Memphis Grizzlies në suksesin ndaj Oklahoma City Thunder në takimin e dytë te perfundimtares duke vendosur barazpeshën 1-1……….

Zach Randolph realizoi plot 25 pikë në “Chesapeake Energy Arena” për të ndihmuar Memphis Grizzlies në suksesin ndaj Oklahoma City Thunder në takimin e dytë te perfundimtares duke vendosur barazpeshën 1-1.

Në fund të takimit tabela elektronike shënoi 111-105 për skuadrën nga Tenesee që e çoi ndeshjen në kohën shtesë ku u tregua më e qartë përpara koshit. Pas suksesit të ndeshjes së parë, Oklahoma e uli disi ritmin në të dytën duke nënvleftësuar kundërshtarin që e nisi takimin me një ritëm të lartë të imponuar nga Marc Gasol. Pjesa e parë e takimit u mbyll në epersinë e skuadrës mike 46-43, ndërsa Mike Conley ishte ai që i dha leksione mbrojtjes së Tuunder në pjesën e dytë duke e thelluar epersinë në 52-47.

Gjithsesi, Oklahoma nuk e shkëputi asjëherë kontaktin me kryesuesit duke e mbyllur periudhën e tretë me vetëm 3 pikë më pak, ndërsa Serge Ibaka e Russell Westbrook u duk se morën në dorë frenat e takimit duke e ngushtuar dallimin në vetëm një pikë. Westbrook që e mbylli mbrëmjen me 29 pikë, hasi në kundërpërgjigjen e Zach Randolph. Kur kishin mbetur edhe 14 sekonda nga fundi, Durant realizoi një 3 pikësh duke barazuar shifrat në 99-99. Në minutat e kohës shtesë, ndeshja foli pothuajse tërësisht për miqtë nga Memphis që vendosin kështu barazpeshën pas dy përballjeve.

Në përballjen tjetër të mbrëmjes, Los Angeles Clippers korrigjoi gabimin duke mundur në “Staples Center” Golden State Warriors 138-98. Me këtë sukses, skuadra kaliforniane barazon llogaritë duke barazuar 1-1 pas dy përballjeve të para të përfundimtares.