LPM kërkesë Gjykatës Kushtetuese të prononcohet për shpërbërjen dhe njësinë e 6-të
Iniciativën e ngritëm për dy arsye, e para për faktin se kuvendi shkeli afatin për shpërbërje...

Neni 63, alinea 3 në Kushtetutë, është shumë i qartë dhe preciz për arsye se përcakton afatin e saktë për zgjedhjet parlamentare brenda 60 ditëve nga data e shpërbërjes së Parlamentit, që mund të shtyhen ose te caktohet në ndonjë datë tjetër.
Kushtetuta rregullon plotësisht pozicionin dhe kompetencat e Parlamentit dhe nuk lejon që këto çështje të drejtohen me ligj.
Parlamenti është materie kushtetuese dhe jo një çështje ligjore, që do të thotë se vetë Kuvendi nuk mund t’i zgjerojë në mënyrë joligjore kompetencat e saj dhe të vendos në mënyrë tjetër, respektivisht të vendosë jashtë asaj që është e rregulluar në vetë Kushtetutën në lidhje me afatin për shpërbërjen e Parlamentit.
Arsyeja e dytë ka të bëjë me mosmarrëveshjen për njësinë e gjashtë zgjedhore, ku pjesëmarrja e votuesve ishte rreth 5.28 për qind më e lartë në krahasim me zonat e tjera, me çka vihet në pyetje parimi kushtetues për të drejtën e barabartë të votimit.
Me iniciativën tonë, në këtë mënyrë ua shkurtojmë brengat edhe kolegëve nga VMRO-DPMNE dhe LSDM.
Fjalët e Gruevskit dhe Zaevit këto ditë kanë të bëjnë me mesazhe të forta që ata i duan zgjedhjet më 11 dhjetor, edhe pse në prapavi janë duke luftuar për të gjetur një mënyrë për një tjetër shtyrje të zgjedhjeve.
Ne presim që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë këtë iniciativë në mënyrë sa më të shpejtë, siç veproi me iniciativën e BDI-së në muajin maj, kur për një javë Gjykata solli vendim.
BESIM ABDULLAI
