Maqedoni

Instituti i inxhinierisë civile promovon trupin për certifikimin e produkteve

20.10.2016 17:41

U promovua trupi i parë i certifikimit për produktet e ndërtimit në Maqedoni, "Certifikimi GIM"...

U promovua trupi i parë i certifikimit për produktet e ndërtimit në Maqedoni, "Certifikimi GIM", i cili është një njësi e veçantë në kuadër të Institutit të Maqedonisë të Inxhinierisë Civile.
 
“Certifikimi GIM” është një organ për certifikimin e produkteve të ndërtimit dhe certifikimin e kontrollit të prodhimit të fabrikës.
 
Vendimi me certifikatën do të ketë rëndësi të madhe në zhvillimin e industrisë së ndërtimit dhe ndërtimtarisë në përgjithësi në vend, theksoi ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi. 
 
“Sa i përket industrisë së ndërtimit dhe ndërtimtarisë në tërësi, duhet theksuar se në 200 kompanitë më fitimprurëse industriale në vend, ndërtimtaria merr pjesë me rreth 6500 punonjës, ose rreth 35 kompani. Sipas statistikave nga pikëpamja ekonomike, në vit, kompanitë e ndërtimit kanë një qarkullim vjetor prej rreth 600 milion euro. Për të vazhduar trendin e ekspansionit urban me rëndësi të veçantë është roli i produkteve të ndërtimit që janë të përfshira në objekte të ndërtuara dhe cilësia e tyre”,- deklaroi ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi.  
 
“Institucioni i ndërtimtarisë me këtë dëshmon pozicionin e tij udhëheqës në fushën e shërbimeve që i ofron në Maqedoni dhe në rajon, dhe kjo paraqet vazhdimësi dhe zgjerim të akreditimit të parë për laborator për produkte ndërtimore, të cilin e kemi fituar në vitin 2009”,- tha drejtori gjeneral i Institutit të ndërtimtarisë, Miho Janevski.
 
Sipas Janevskit, me këtë do të mundësohet që të jetësohet Ligji për produktet e ndërtimit dhe ky është fillimi i zbatimit të këtij ligji të rëndësishëm, i cili do të rregullojë kushtet e tregut për kompanitë që konkurrojnë për cilësinë e tyre dhe në këtë mënyrë do të përmirësojnë konkurrencën e tyre.
 
ERSAN PAJAZITI