MARATONA E BOSTONIT

Keflezighi dhe Jeptoo fitues të Maratonës së Bostonit

22.04.2014 16:14

Mebrahton Keflezighi 38 km i kaloi me kohën prej 2 orë 8 minuta e 38 sekonda, ndërkohë keniania Rita Jeptoo në fund arriti kohën prej 2 orësh 18 minuta e 57 sekonda…..

Amerikani me origjinë nga Eritrea, Mebrahton Keflezighi dhe keniania Rita Jeptoo janë dy fituesit e Maratonës së Bostonit për vitin 2014, ku morrën pjesë plotë 36 000 atletë.

Dy atletët shënuan kohën më të mirë në Maratonën e sivjetshme duke qenë të pandalshëm.

Mebrahton Keflezighi 38 km i kaloi me kohën prej 2 orë 8 minuta e 38 sekonda, ndërkohë keniania Rita Jeptoo në fund arriti kohën prej 2 orësh 18 minuta e 57 sekonda.

Për amerikanin 38-vjeçar Keflezighi, ky ishte suksesi i dytë në karrierë në një garë tillë pas fitores në Nju Jork në vitin 2009. Me këtë sukses Keflezhigi u bë edhe amerikani i parë që triumfon në Maratonën e Bostonit. Rikujtojmë në olimpiadën e Athinës të vitit 2004 ai u kurorëzua me medalje të argjendtë.

Në kategorinë e femrave 33-vjeçarja Rita Jeptoo arriti suksesin e tretë në maratonën e Bostonit pasi kishte triumfuar më parë edhe në vitin 2006 dhe 2013.

Para startit të maratonës së sivjetshme të Bostonit u mbajt një minutë heshtje në nder të tre viktmave dhe 260 personave të plagosur në 15 prillin e vitit 2013-të. (infOSport.mk)