Maqedoni
Samiti “Maqedonia 2025”: Maqedonia ka potencial për energji të rinovueshme
20.10.2016 18:14
Maqedonia ka potencial për zhvillimin e teknologjive të reja dhe shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme...

Maqedonia ka potencial për zhvillimin e teknologjive të reja dhe shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme, u tha në Samitin e sotëm “Platformë për transferimin e njohurive në fushën e biznesit, udhëheqjes dhe inovacionit”.
Karina Kleper, këshilltare në Këshillin Nordik të Ministrave, tha se Maqedonia duhet të koncentrohet në një burim, siç është shembulli i vendeve skandinave, pastaj energjia elektrike të shkëmbehet.
Me këmbimin e energjisë elektrike përmirësohet tregtia si dhe ka efekt pozitiv ekonomik.
“Një prej parakushteve për shfrytëzimin e energjisë burimore ripërtërirëse është që të keni sistem të mirë për përçimin e saj. Siç shihet, keni rrjet të mirë të përbashkët në rajon edhe ajo mund të jetë një shans i mirë për zhvillimin e energjisë burimore ripërtërirëse”,- deklaroi këshilltarja në Këshillin Nordik, Karina Kleper.
“Për fat të mirë apo të keq, nuk kemi resurse natyrore, shumë vonë e zbuluam gazin, por para asaj ishim të detyruar të përdorimin trurin tonë dhe për atë zhvilluam varësi prej ujit dhe energjisë solare. Mendoj se Maqedonia dhe Izraeli mund të mësojnë shumë nga njëra-tjetra”,- theksoi Mark Amir nga Izraeli.
“Në të ardhmen mund të kemi ekonomi të bazuara në dije, e jo ekonomi tipike të bazuara në prodhimtari”,- tha Marko Buntkoviq nga Agjencia e Europës.
Samiti vazhdon nesër me temën e integrimit ekonomik rajonal dhe europian, sipërmarrjes në përdorimin e burimeve të ripërtërishme, rolin e grave si udhëheqëse drejt një të ardhme të qëndrueshme, si dhe për të ndryshuar botën nëpërmjet inovacioneve teknologjike.
Ky është Samiti i pestë i organizuar nga “Maqedonia 2025”.
GAZMEND KURTISHI
