Maqedoni
Lëvizja “Besa” shpreh mbështetje ndaj punës së PSP-së
20.10.2016 18:32
Lëvizja “Besa” mbështet fuqishëm punën e Prokurorisë Speciale...

Këtë qëndrim kreu i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami, këtë ia përcolli sot edhe ambasadores gjermane, Krisitn Althauser, në një takim të zhvilluar në selinë partiake.
“Lëvizja “Besa” e mbështet fuqimisht punën e Prokurorisë Speciale Publike, si i vetmi institucion që do të kthejë besimin e qytetarëve te sistemi gjyqësor. Ne si Lëvizje “Besa” e shprehëm gatishmërinë për zgjedhjet e dhjetorit dhe angazhimin që ato të jenë fer”,- deklaroi kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami.
