Maqedoni

Spasovski reagon në deklaratat e Andonov dhe Çavkov

20.10.2016 18:46

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, ka reaguar pas akuzave të zëvendësministrit, Oliver Andonovski, dhe drejtorit të Drejtorisë për Siguri Publike, Mitko Çavkov...

Spasovski tha se Ministria e Brendshme ka mundësi që t’i ofrojë PSP-së materialet e nevojshme pa u shkelur masa e përcaktuar për hetime të veçanta. 
 
“Një është e qartë, se urdhri duhet dhe patjetër të zbatohet, dhe sigurisht ka mundësi teknike që ajo të bëhet në mënyrën më të mirë, që do të thotë se të gjitha të dhënat do të mund të jenë on-line dhe masat e veçanta hetimore të funksionojnë, ndërkaq pjesa tjetër të tërhiqet dhe t[i dorëzohet PSP-së”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
 
Në 24 orët e fundit, Prokuroria Speciale Publike është futur në zyrat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim për të kryer hetime rreth aparaturave të përgjimit.
 
Përndryshe, PSP-ja ka siguruar dy urdhra gjyqësorë për t’u futur në DSK, për masa të veçanta hetuese dhe listat për evidencë, si dhe për kontroll të sistemit kompjuterik dhe të dhënave.
 
NAIM RAMADANI