Maqedoni

Elizabeta Kançevska-Mileska: akuzat e PSP-së nuk përmbajnë asnjë dëshmi

20.10.2016 19:00

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska-Mileska, ka reaguar ndaj pretendimeve të PSP-së...

 për keqpërdorime në Ministrinë e Kulturës. Sipas saj, akuzat e PSP-së nuk përmbajnë asnjë dëshmi për kurdisje tenderësh. 
 
“Pres-konferenca e sotme nga ana e PSP-së është dukshëm pjesë e një skenari të planifikuar, i cili është në funksion të propagandës politike, e cila ka për qëllim ta njollosë punën e Ministrisë së Kulturës, të të punësuarve në këtë ministri dhe të institucioneve tjera. Ju informoj se të gjithë të punësuarit me nderë dhe përkushtim kanë kryer detyrat të cilat kanë qenë në përputhje me ligjin”,- deklaroi ministrja e Kulturës,  Elizabeta Kançevska-Mileska.
 
Kançevska tha se qasja e Prokurorisë Speciale është joprofesionale, ndërsa pyeti se si është e mundur që kjo prokurori për vetëm dy ditë të formojë lëndë për këto raste. 
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU