Botë

Beteja për Mosulin, ikin liderët e ISIS-it, në luftë militantët

20.10.2016 19:18

Operacioni për rimarrjen e Mosulit po ecën më mirë dhe më shpejt sesa ishte planifikuar, njofton Qeveria irakiane...

Kryeministri, Haider Al Abadi, nuk ka ngurruar të shprehet entuziast për arritjet e Armatës irakiane në këtë operacion, duke njoftuar edhe shtimin e numrit të ushtarëve në luftën kundër ISIS.
Pjesë e koalicionit janë edhe forcat kurde Peshmerga, të cilat njoftuan një operacion në shkallë të gjerë në lindje dhe në veri të Mosulit. 
 
“Forcat tona kanë avancuar 5 km në zonën e Bartejës dhe ne tashmë e kemi rrethuar”,- theksoi kreu i trupave kurde.
 
Megjithatë, ditët në vazhdim pritet të jenë më të vështira, pasi militantët e ISIS-it janë duke u përgatitur për kundërofanzivë.
 
Gjenerali amerikan, Gary Volesky, paralajmëroi se krerët e ISIS-it kanë ikur nga Mosuli, duke lënë pas vetëm xhihadistët në betejë.
 
“Fakti që ata kanë braktisur territoret ngre një pikëpyetje të madhe se ku mund të jenë strehuar”,- ka thënë ai.
 
BELINDA KOKA-ADEMI