Botë

Arrestohet një anëtar i PKK-së, i cili ka përgatitur sulm në Izmir

20.10.2016 19:41

Policia turke sot në Izmir arrestoi një pjesëtar të Partisë punëtore kurde (PKK) i dyshuar se ka përgatitur sulm, lajmëroi Si-En-En Turk...

Pas informacionit zyrtar të marrë se anëtari i PKK-së ka arritur në Izmir, policia ka kryer bastisje në një banesë, me ç'rast është arrestuar i dyshuari.
 
Policia ka gjetur 10 kilogram shpërthim plastik C4, detonator, dy pushka automatike kallashnikov dhe tetë bomba dore./mia