Prej nesër reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e përforcuar
Reshjet e shiut janë rezultat i ndikimit të masave ajrore të lagështa dhe relativisht të ngrohta deri 3 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë deri 23 gradë Celsius……….

Prej nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të shpeshta të shiut të cilat vende -vende do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë kushte për mot të keq me reshjeve intensive dhe paraqitje të breshtit, paralajmëroi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Reshjet e shiut janë rezultat i ndikimit të masave ajrore të lagështa dhe relativisht të ngrohta deri 3 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë deri 23 gradë Celsius.
Nga DPHM kumtojnë se niveli i ujit është në stagnim dhe rënie, por se duke pasur parasysh shtresën e borës në male të caktuara, çdo rreshje më intensive të cilat priten në ditët e ardhshme të shoqëruar me temperatura më të larta të ajrit, mund të sjellë deri në shkrirjen e përshpejtuar të borës, mbushjen e shtretërve të lumenjve dhe me këtë mundësi për dalje lokale të lumenjve nga shtrati.
