Botë
Xhandarmëria turke ka zbuluar minibus të mbushur me 2,5 tonë eksploziv në juglindje të Turqisë
20.10.2016 20:04
Ekipe të xhandarmërisë turke në një autobus të parkuar pranë rrugës në qarkun Mardin...

Ekipe të xhandarmërisë turke në një autobus të parkuar pranë rrugës në qarkun Mardin kanë zbuluar një minibus,të mbushur me 2,5 tonë eksploziv, nga terroristë të Partisë Punëtore Kurde (PKK), informoi gazeta "Miliet".
Në rajon janë ndërmarrë masa të përforcuara të sigurisë dhe minibusi në një eksploziv të kontrolluar është shkatërruar. Shpërthimi është ndjerë në distancë prej 30 kilometrave.
Xhandarmëria në qarkun Van, në Turqinë lindore ka penguar sulm me auto-bombë, të përgatitur nga PKK-ja.
Forcat e rendit kanë marrë informacion zbulues se nga Sharnak në Van, përmes Gyrpënar, do të vendosen eksplozive.
Në operacion ekipet e xhandarmërisë kanë zbuluar pako të dyshimta në një pusetë, 3 kilometra nga stacioni i xhandarmërisë në fshatin Kargeçit, në rajonin e Gyrpënarit.
Në verifikim është vërtetuar se në pakot ka pasur katër mjete shpërthyese të punuara në dorë, 30 detonatorë, pesë kilogramë eksplozive plastike dhe 20 kilogram trotil.
Për këtë rast është hapur hetim./mia
