Botë

Ushtria ruse për 24 orë ta vazhdojë armëpushimin humanitar në Alepo

20.10.2016 20:37

Armëpushimi humanitar, i cili respektohet që nga mëngjesi nga ana e armatës ruse dhe siriane në qytetin Alepo...

Armëpushimi humanitar, i cili respektohet që nga mëngjesi nga ana e armatës ruse dhe siriane në qytetin Alepo, do të vazhdohet për 24 orë, që t'ju mundësohet civilëve dhe luftëtarëve t'i braktisin lagjet e rrethuara kryengritëse të qytetit, kumtoi ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu.
 
Në pajtim me urdhërin e komandantit suprem të forcave të armatosura (presidenti) Vlladimir Putin u soll vendim për vazhdimin e të ashtuquajturës pauzë humanitare për 24 orë, tha Shojgu. Në praktikë kjo do të thotë se armëpushimi do të zgjasë deri nesër në orën 16:00 sipas Griniçit.
 
Pak më herët, KB-ja publikoi se Rusia është dakorduar ta vazhdojë armëpushimin deri të shtunën në mbrëmje./mia