Maqedoni
Mot me vranësira dhe me shi
21.10.2016 09:03
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me të reshura të përkohshme të shiut...

Më shumë reshje priten paradite dhe nga fundi i ditës në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri 11, ndërsa e ditës prej 10 deri 16 gradë.
Në Shkup do të jetë mot me vranësira me shi të përkohshëm. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura do të lëvizë prej nëntë deri 15 gradë.
Të shtunën do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Ndërkaq prej të dielës vijon periudhë e motit stabil, të thatë dhe më të ngrohtë. Më pas, prej të enjtes sërish priten reshje të shout dhe rënie e temperaturave të ajrit./Mia
