Botë

Qyteti suedez i ofron strehim dhe përfitime luftëtarëve të kthyer të ISIS

21.10.2016 11:24

Një program për të rehabilituar ish-luftëtarët e ISIS dhe ekstremistët e tjerë me shtëpi, punësim, arsim dhe mbështetje financiare do të vihet së shpejti në zbatim në Suedi...

Autoritetet lokale në qytetin e Lund thonë se masat e diskutueshme kanë si qëlllim të riintegrojnë xhihadistët e rikthyer në shoqëri dhe parandalimin e kthimit të tyre në ish-rrjetet kriminale.
 
Anna Sjostrand, koordinatorja komunale kundër ekstremizmit të dhunshëm, pranoi se propozimet ishin të diskutueshme por argumentuan se e njëjta metodë duhet të përdoret si për ata që duan të largohen nga ISIS ashtu dhe nga grupet kriminale të tjera.
 
“Kur na erdhi kjo ide menduam: Oh Zot, si do mund ta përballojmë këtë” tha ajo për radions Sveriges.
 
“Por shpejt kuptuam se mund të zgjidhim çdo problem. Është më mirë të riintegrosh një person në shoqëri, se sa t’i braktisësh ata”.
 
Kriminologu Christoffer Carlsson, tha se mbështeste planet pas kryerjes së një raporti mbi të larguarit ekstremistë.
 
“Njerëzit që i largohen ekstremizmit të dhunshëm nuk duhen parë ndryshe nga kriminelët e rinj”.