Maqedoni

Sulmohet një gazetar, DSK: Të ndalohen menjëherë sulmet ndaj gazetarëve

21.10.2016 12:10

Një gazetar i Tv-Telmas është sulmuar dje në afërsi të objektit të MPB-së. Gazetari ka qenë në orar pune...

Njoftohet se sulmuesi është arrestuar, ndërsa më herët është njohur nga policia si problematik, pasi ka pasur të hapura dy lëndë.

Përmes një komunikate, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ashpër ndaj sulmit të mbrëmshëm fizik ndaj gazetarit, duke e cilësuar si sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe sulm ndaj demokracisë.

Në reagim thuhet gjithashtu se e përshëndesin reagimin e shpejtë të përfaqësuesve të MPB-së, të cilët e kanë arrestuar sulmuesin. Edhe LSDM ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm ndaj gazetarit.

“Drejtësia ndaj krimit është e pashmangshme dhe pas 11 dhjetorit gazetarët do të mund lirshëm të informojnë dhe të kritikojnë punën e institucioneve”,- thuhet në reagim.