Botë

Zgjedhjet presidenciale në ShBA, amerikanët janë të zemëruar nga komentet e Trump

21.10.2016 13:06

Liderët në Shtetet e Bashkuara nga radhët e të dy partive politike kanë shprehur zemërimin e tyre mbi komentet e kandidatit republikan për president, Donald Trump...

Liderët në Shtetet e Bashkuara nga radhët e të dy partive politike kanë shprehur zemërimin e tyre mbi komentet e kandidatit republikan për president, Donald Trump, i cili ka refuzuar të thotë “nëse do ta pranojë rezultatin zgjedhor në rast të humbjes në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit”.
 
Presidenti, Barack Obama, e quajti të “rrezikshëm” pohimin e Trumpit se zgjedhjet janë “të manipuluara” dhe kjo, me sa duket, “për shkak se sondazhet tregojnë se kundërkandidatja e tij demokrate, Hillary Clinton, është shumë më përpara tij”.
 
Kur ju përpiqeni të mbillni dyshim në mendjen e njerëzve lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve tona, kjo gjë dëmton demokracinë tonë”,- ka thënë Obama. 
 
Kryetari i dhomës së përfaqësuesve të ShBA-së, Paul Ryan, përmes zëdhënësit të tij ka thënë se “demokracia varet në besimin në rezultatet zgjedhore”.
 
Senatori republikan, John McCain, ka thënë se “mua nuk më pëlqeu rezultati i zgjedhjeve të vitit 2008. Por e kam pasur për obligim që ta pranoj atë dhe e kam bërë pa ngurrim”.