Maqedoni

Pa energji elektrike disa pjesë të Sarajit, Karposhit, Gjorçe Petrovit dhe Petrovecit

21.10.2016 13:33

Pa energji elektrike përkohësisht do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Saraj, Karposh...

Pa energji elektrike përkohësisht do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Saraj, Karposh, Gjorçe Petrov dhe Petrovec, informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat të Qytetit të Shkupit.
 
Nga ora 8 e deri në orën 10 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës "Marshall Tito", ndërsa nga ora 10:15 e deri në orën 12, objektet e QT "Omer Kompani" dhe shkolla e mesme në fshatin Saraj.
 
Nuk do të ketë energji elektrike nga ora 09 e deri në orën 13:30 edhe për një pjesë të shfrytëzuesve të bulevardit "Mitropolit Teodosij Gologanov" në komunën Karposh, nga ora 09 e deri në orën 15, një pjesë e lagjes Momin Potok në komunën Gjorçe Petrov, ndërsa nga ora 09:30 e deri në orën 11 një pjesë e fshatrave Zhivinje, Konjare e Poshtme, e Mesme dhe e Epërme, Çiflik, Divle dhe Sushica në komunën Petrovec./Mia