Maqedoni
AUV nënshkruan memorandum me LOEM
22.04.2014 18:06
Në përpjekje për të përshtatur aktet ligjore me trendet evropiane, Agjencioni për Ushqim dhe Veterinari...
Në përpjekje për të përshtatur aktet ligjore me trendet evropiane, Agjencioni për Ushqim dhe Veterinari nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me sektorin e biznesit. Kësaj radhe me Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë.
“Ndryshimet në aktet ligjore dhe nënligjore janë të shpeshta dhe përshtatja e tyre nga ana e biznes-sektorit shpeshherë mund të prodhojë edhe implikime fiskale. Në këtë drejtim duam ta rrisim bashkëpunimin që nga faza e miratimit të ligjeve dhe kjo nënkupton se ne duam të marrim edhe mendimin e tyre para se të miratohen ligjet”, u shpreh drejtori i Agjencionit për Ushqim dhe Veterinari, Dejan Runteski.
“Gjithsesi ne duhet që t’i harmonizojmë kornizat ligjore dhe duhet të aftësohemi jo për tjetër, por për një siguri më të madhe për shëndetin, duke filluar nga procesi i prodhimit të ushqimeve deri në fazën e shitjes”, tha Ognen Orovanec nga LOEM-i.
Agjencioni për Ushqim dhe Veterinari paraprakisht ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme edhe me odat e tjera ekonomike në Maqedoni, tha drejtori Dejan Runtevski, duke shtuar se me këtë marrëveshje po rrumbullakosin iniciativën e tyre për mënjanimin e implikimeve të mundshme gjatë procesit të prodhimeve ushqimore, duke siguruar kështu siguri më të madhe për konsumatorët.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
