Maqedoni
Koalicionet parazgjedhore dhe listat, Zaev: Ende është herët, po bisedojmë
21.10.2016 15:25
LSDM ende nuk i ka vërtetuar listat e kandidatëve. Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev...

LSDM ende nuk i ka vërtetuar listat e kandidatëve. Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, thotë se janë në bisedime edhe për koalicionimet e mundshme parazgjedhore, por asgjë nuk është konkretizuar.
“Jemi në bisedime me partitë politike për koalicionime eventuale dhe gjithashtu bisedojmë edhe me shumë intelektualë, qytetarë, individë nga secila pjesë e Maqedonisë, në secilin aspekt dhe nga secili segment i jetesës. Bisedojmë me profesorë, bujq, blegtorë dhe punëtorë, bisedojmë edhe me pensionistë. LSDM, partitë e së majtës dhe ato qendrore nënshkruan marrëveshje me qytetarët dhe ato do të jenë të përfaqësuara gjithandej në listat tona. Në momentin kur do të jenë të ridefinuara lidhjet e koalicionimeve, do të kalojmë tek vendimet për përpilimin e listës me kandidatë nga ana e LSDM-së”,- deklaroi lideri i LDM-së, Zoran Zaev.
