Maqedoni
Thaçi: Po pati parregullsi, nuk do e njohim rezultatin e zgjedhjeve
21.10.2016 16:01
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi edhe sot ka ripërsëritur se partia që ai drejton...

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi edhe sot ka ripërsëritur se partia që ai drejton, nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve të dhjetorit, nëse përsëriten parregullsitë e zgjedhjeve të kaluara , siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.
Në takimin me Ambasadorin e ri të Francës, Kristian Timonie, kreu i PDSH-së ripërsëriti se partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje duhet të tregojnë vullnet politik dhe respektimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike por nëse ripërsëritern parregullsitë e cikleve të kaluara zgjedhore, për PDSH-në zgjedhjet do të jenë të pavlefshme.
Thaçi e njoftoi Ambasadorin Francez dhe me ofertën e PDSH-së e cila sipas tij, që do të zgjidhë problemet e brendshme dhe do të përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.
Për ta rikthyer vendin në agjendën e integrimeve euro-atlantike dy bashkëbiseduesit u dakorduan, se testi I parë janë zgjedhjet korrekte , të besueshme dhe demokratike në 11 dhjetor .
