Maqedoni

“Maqedonia 2025”, ekspertët: Shfrytëzoni teknologjinë dhe energjinë ekologjike

21.10.2016 16:37

Teknologjia e re sjell zhvillim ekonomik dhe social, por ajo duhet të shfrytëzohet dhe kompanitë duhet ta përdorin...

Teknologjia e re sjell zhvillim ekonomik dhe social, por ajo duhet të shfrytëzohet dhe kompanitë duhet ta përdorin këtë teknologji të re për të qenë më efikase, propozojnë ekspertët në Samitin “Maqedonia 2025”. 
 
“Teknologjia ka bërë që bizneset të ndryshojnë mënyrën me të cilën punojnë. Shumë kompani gjejnë mundësi të reja se si të arrijnë deri tek klientët e tyre, mënyra të reja se si të arrijnë deri tek mikrosegmente të reja dhe këtë e bëjnë falë teknologjisë bashkëkohore”,- deklaroi nënkryetari i “IBM Research”- ShBA, Gurudut Banavar.
 
Maqedonia ka kushte të mira për të prodhuar energji solare dhe energji të erës, andaj këto janë fushat për të cilat në të ardhmen duhet të përqendrohen politikat ekonomike të vendit.
 
“Maqedonia ka mundësi të mira në sektorin e burimeve ripërtërirëse të energjisë. Por, ende ka shumë punë për t’u bërë. Maqedonia ka shumë ditë me diell, ka potencial për energji solare dhe energji të erës dhe këto do të jenë hapat e ardhshëm logjike për zhvillim të Maqedonisë”,- tha drejtori i “Herbalscience” – ShBA, Vera Starfov.
 
Ky Samit është një mundësi e mirë që Maqedonia të prezantohet para komunitetit ndërkombëtar të biznesit, theksuan të pranishmit në këtë Samit. 
 
ERSAN PAJAZITI