Maqedoni
MPB pengon tre tentime për migrim ilegal
22.04.2014 18:10
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditëve të fundit ka penguar tre tentime për migrim ilegal...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditëve të fundit ka penguar tre tentime për migrim ilegal, pas çka ka ndaluar 15 persona në moshë prej 17 deri në 42 vjeçare.
Emigrantët në fjalë janë nga Somalia, Siria dhe Afganistani, informoi Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, gjatë vizitës së Qendrës Private për të Huaj.
“Për këtë rast të dyshuar janë gjithsej katër persona, prej të cilëve tre janë shtetas të Maqedonisë, ndërsa njëri është me shtetësi greke dhe kundër tyre do të ngritet padi penale. Gjatë vitit 2014 janë zbuluar 24 vepra penale që kanë të bëjnë me veprën “Kontrabandë me emigrant”", deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Për këto vepra penale të realizuara në vitin 2014, janë të dyshuar 40 persona, ndërsa janë identifikuar 114 emigrant. Për momentin në Qendrën Private për Migrim ndodhen gjithsej 70 persona në moshë prej 9 deri në moshën 61 vjeçare.
Sipas vendit të prejardhjes, pjesa më e madhe e tyre janë nga Afganistani, Siria, Somalia, Alxhiri, Eritreja, Kongo, Shqipëria dhe Pakistani. Jankullovska tha se një numër të madh prej tyre tani më kanë arritur t’i kthejnë në vendlindjet e tyre.
FLORIJE KAMBERI
