Botë
Tërmet 6.6 ballë në Japoni, 10 të lënduar, 40 mijë shtëpi pa energji
21.10.2016 18:41
10 të lënduar është bilanci i tërmetit 6.6 ballësh që sot goditi Japoninë...

Edhe pse shumë i fuqishëm, tërmeti ka rrënuar vetëm një ndërtesë.
Tërmeti është regjistruar në orën 14:10, sipas kohës lokale, në qendrën e prefekturës perëndimore, Totori, në thellësi prej 10 kilometra.
Pas tij janë regjistruar dhjetëra dridhje të njëpasnjëshme deri në pesë ballë.
Aeroporti në prefekturën fqinje, Okamaja, është i mbyllur dhe përkohësisht ishin ndalur trenat e shpejtë, si dhe një pjesë e autostradave.
Rreth 40 mijë amvisëri mbetën disa orë pa energji elektrike.
Qeveria e Japonisë ka formuar shtab të krizave pas tërmetit.
Në ditët në vijim janë të mundshme tërmete të tjera të fuqishme, alarmojnë ekspertët.
