Botë
Alepo, Rusia zgjat afatin e ndërprerjes së sulmeve
21.10.2016 19:35
Rusia ka vendosur të zgjasë deri më 24 tetor kohën e ndërprerjes së sulmeve ajrore në qytetin Alepo të Sirisë...

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Aleksey Borodavkin, thotë se ndalesa e luftimeve që u hapën në rrugëhyrjen e ndihmave humanitare në Alepo është zgjatur deri ditën e hënë.
Nëse “Nusra” dhe grupet e tjera të armatosura nuk e prishin këtë pushim të luftimeve, kjo pauzë humanitare mund të zgjatet edhe më tej, thotë ai.
Ky armëpushim i afatizuar do t’u japë mundësi edhe civilëve të ngujuar në Alepo të shfrytëzojnë 6 korridoret humanitare të hapura me qëllim të daljes së tyre nga qyteti.
Këto korridore po shfrytëzohen edhe për largimin e të lënduarve nga Alepo.
