Botë

Burra të armatosur sulmuan një anije me migrantë në afërsi të Libisë

21.10.2016 21:08

Burra të armatësur mbrëmë sulmuan një anije me të cilën janë transferuar migrantë në afërsi të bregut të Libisë...

Në incidentin humbën jetën katër persona, ndërsa 15 udhëhiqen si të zhdukur, kumtoi sot organizata joqeveritare gjermane "Si-Uoç" (Sea-Watch).
 
"Sulmuesit deri te anija kanë lundruar me anije me shenja të rojes bregdetare libiane dhe kanë filluar t'i godasin migrantët me shkopinj, duke rrëzuar shumë prej tyre në ujë", deklaroi zëdhënësi i "Si-Uoç".
 
Ai tha se pas incidentit organizata humanitare ka filluar operacion për shpëtim./mia