Botë

Një person nga Paraguaji ka gëlltitur 64 pako me kokainë, i arrestuar në aeroportin në Athinë

21.10.2016 21:47

Në aeroportin ndërkombëtar në Athinë është arrestuar një person nga Paraguaji, i cili ka gëlltitur 64 pako me kokainë...

Në aeroportin ndërkombëtar në Athinë është arrestuar një person nga Paraguaji, i cili ka gëlltitur 64 pako me kokainë, kumtoi sot edicioni elektronik grek Njuz 247, transmeton BTA.
 
Burri (35), i cili është arrestuar të mërkurën, është përpjekur të hyjë në Greqi me fluturim nga Cyrihu.
 
Nga policia thonë se sasia e përgjithshme e kokainës ka qenë afër një kilogrami. Paraguajsi në vete ka pasur edhe 1.200 dollarë.
 
Verifikimi i policisë ka vërtetuar se burri është pjesë e një grupi të madh kriminel për trafikim me drogë nga Amerikan Latine drejt Greqisë./mia