Zgjedhjet parlamentare, Thaçi: Po pati parregullësi, nuk njohim rezultatin

22.10.2016 13:57

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka pritur ambasadorin e ri të Francës, Kristian Timonie...

Edhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi  ka pritur ambasadorin e ri të Francës, Kristian Timonie.

Në takimin me  Ambasadorin e ri të Francës, Kristian Timonie, kreu i PDSH-së ripërsëriti se partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje duhet të tregojnë vullnet politik dhe respektimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike por nëse ripërsëritern parregullsitë e cikleve të kaluara zgjedhore, për PDSH-në zgjehdjet do të jenë të pavlefshme.

Thaçi e njoftoi Ambasadorin Francez dhe me ofertën e PDSH-së  e cila sipas tij, që do të zgjidhë problemet e brendshme dhe do të përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Për ta rikthyer vendin në agjendën e integrimeve euro-atlantike dy bashkëbiseduesit u dakorduan, se testi I parë janë zgjedhjet korrekte , të besueshme dhe demokratike në 11 dhjetor.