Debrosh, kundërshtohet ndërtimi i hidrocentraleve
Banorët e fshatit Debrosht, të komuns së Tearcës...

Banorët e fshatit Debrosht, të komuns së Tearcës, kanë protestuar për ndërtimin e dy hidro centraleve të parapara të ndërtohen në këtë fshat.
Banorët të revoltuar kërkojn që me një herë të ndërpritet ndërtimit i tyre, pasi sipas tyre ato nuk jan të informuar se cka do të ndërtohet konkretisht dhe cfar të mirash do ti sjellin ndërtimet e tilla fshatit.
“Jemi mbledhur këtu së bashku me banorët e fshatit Debrosht në shenjë proteste, për ndërtimin e hidro centraleve që planifikohen të ndërtohen në fshatin tone”.
“Ndërtimi është planifikuar pa njoftuar banorët e fshatit”.
“Sikur e shiheni situatën , un si banorë I fshatit Debroshti isha kundër kësja , e ngrita zërin për të ardhur këtu për të parë , cka marim cka humbim”.
“Ne bashkë me ju do të protestojmë deri në ditën ku ky projekt do të ndalet në këtë fshat , nëse nuk do ndalet e gjith fshati ditët në vijim këtu” – thane disa nga banorët e Debroshit të intervistuar nga TVM2.
Ndërkohë kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani është shprehur se do ti mbroj interest e qytetarve, ndërsa leja për ndërtimin e këtyre hidro centraleve është dhënë nga ministria e Transportit, në bashkpunim me Ministrin e Ekonomis dhe ky projekt është qeveritar, jo porojekt i komunës.
“Leje për shfrytëzimin e ujërave, gjegjësisht të drejtën për shfrytëzim të ujërave për ndërtim të hidrocentraleve, e jep Ministria e Ekonomis, ndërsa lejen për ndërtim Ministria e Transportit, bëhët fjala për dy ministri bashkërisht për arsyje se bëhet fjal për ndërtim të hidrocentraleve nivele të kësaj kategorije nuk jep komuna leje por ministrit përkatëse” – tha kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani.
Në komunën e Tearces deri më tani jane ndertuar tre mini hidrocentrale kurse në ndertim e sipër janë edhe disa të tjerë. Banorët e Dobrishtit janë shprehr se protestat do të vazhdojn derisa të merren parasyshë kërkesat e tyre. (Visar Sadiki, TVM2)
