KSHZ, publikohet aplikacioni për votim në diasporë
KSHZ ka publikuar në faqen zyrtare aplikacionin i cili shërben për paraqitjen e diasporës për të votuar....

KSHZ ka publikuar në faqen zyrtare aplikacionin i cili shërben për paraqitjen e diasporës për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor 2016.
Admir Shabani, këshilltar për edukim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, sqaroi se bëhet fjalë për aktivitet të cilin KSHZ-ja e bën për herë të parë sivjet dhe për këto zgjedhje me qëllim që qytetarëve të cilët janë për qëndrim apo punë të përkohshme jashtë vendit t'u mundësohet mënyrë më e lehtë e paraqitjes për ta realizuar të drejtën e tyre të votës.
Ky aplikacion është shumë i thjeshtë. Me vet shënimin e numrit am dhe me plotësimin e fushës me numra që shërben për sigurim të aplikacionit, gjenerohen të gjitha të dhënat e qytetarit I cili aplikon, duke u nisur nga emir dhe mbiemri, emrit të njerit nga prindërit, , vendin se ku gjendet ai person jasht mMAqedonisë dhe të dhënat tjera si adresa në MAqedoni.
Qytetarit vetëm I jepet mundësia të zgjedh përfaqësinë diplomatike konsulare ku do ta zbatoj votimin.
Në momentin kur qytetari e dërgon fletëparaqitjen, Shabani sqaroi se ajo, mbërrin në KSHZ dhe fillon faza e përpunimit të saj.
Në pajtim me Kodin zgjedhor, KSHZ obligohet në afat prej 24 orëve nga momenti i pranimit të fletëparaqitjes t'i përgjigjet qytetarit, lidhur me statusin e fletëparaqitjes.
Qytetari është i obliguar ta shkruajë e¬mail adresën e tij me qëllim që KSHZ¬ja të vendos komunikim me të, respektivisht të dërgojë informatë e cila ka të bëjë me paraqitjen e tij. Paraqitja e qytetarëve zgjat deri në momentin e kontrollit public të votuesve. (Rexhep Qamili, TVM2)
