Manifestim në Çarshinë e Shkupit, “Qepabi- Margaritar i bashkëjetesës së Çarshisë”
Manifestimi “Qebapi-margaritar i bashkëjetesës së Çarshisë”, që u mbajt në Çarshinë e Shkupit...

Manifestimi “Qebapi-margaritar i bashkëjetesës së Çarshisë”, që u mbajt në Çarshinë e Shkupit ka për qëllim promovimin e Çarshisë dhe të bashkëjetesës kulturore dhe multietnike, përmes shijes së qebapit, si ushim tradicional i lindjes dhe perëndimit.
Për organizatorët, Çarshija e Shkupit është simbol i traditave, esnafit dhe bashëketesës, ndërsa qëllimi kryesor mbetet esnafi të jetë i bashkuar në dallime.
“Çarshia e Vjeter e Shkupit e karkterizoj si një truall i shtruar me pllaka në të cilën punojnë njerëz me vlera dhe të shkolluar dhe në të cilët me përkushtimin dhe vlerat e tyre në komunikimin me të tjerët promovojnë vlera. Komuna e Çairit i përkrah të gjitha aktivitetet dhe bashkëpunon me faktorët me relevant që Çarshia e Shkupit të zhvillohet dhe të ketë vendin e duhur” – deklaroi Kryesuesi i këshillit të Komunës së Çairit, Zahir Bekteshi.
“Ky është tempull i kulturës dhe i historisë andaj vlersoj se idetë e këtilla kontribuojnë shumë në ruatjen e imazhin dhe frymën e vjetër të Çarshisë së Shkupit” - u shpreh kryetari i odës ekonomike bullgaro-maqedonase, Zore Temellkovski.
“Shumë njerëz para ne këtu kanë investuar dhe ndërtuar dhe mbetet borxh që gjeneratat e sotme ta ruajn këtë kultur dhe të investojnë në të” – tha kryetari i aleancës së biznesit të Kosovës, Agim Shaini.
Në Çarshinë e Shkupit egistojnë qebaptore të cilat ndër vite janë të njohurasi për vizitorët e vendit ashtu dhe të huajit. Qebabërësit dhe vizitorët e vjetër thonë se përgaditja e qepapeve këtu ka mebtur me të njëjtën cilësi ndër vite.
“Cilësia e qepapëve që po ofrohet në shumë qebaptore në Çarshinë e Shkupit është arsyja e vizitorëve të shumt. Të gjithë ne këtu në të shumtën e rasteve egzistojmë me dekade, e dim punën tonë dhe mund të them se asnjëherë nuk gabojmë në përgatitjen e qepabeve për vizitorët” - tha Zora Haxhieviq, pronare.
“Për qytetarët e Shkupit qebapi i Çarshisë së Shkupit mbetet brend. Këtu gjithmon ka pasur dhe do të ketë ushqime të mira sepse shija e qebapeve ndërvite ka mbetur e pa ndryshuar”
“Po, shpeshherë vij në Çarshin e Shkupit për të shijuar qebapet, shumë mirë dhe në mënyrë të veçantë i bëjnë ushqimet këtu” – thane disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Në kuadër të këtij manifestimi u vizituan edhe vitrinat e rinovuara të dyqaneve të çarshisë, investim i Ministrisë së Ekonomisë.
“Vitin paraprak ishin të ndara diku 2.5 milion denarë viti 2016 ishin të paraprara diku 6 milion denarë ndërsa nga këtu paralajmërojë se që për vitin 2017 do të jenë të ndara 25 milion denarë për të vazhduar me këtë projekt i cili ka për qellim të ruaj dhe të kthen autoticitetin, vlerat tradicionale të Çarshisë së Shkupit” – tha ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi.
“Me mjetet që do t’i ndan Ministria e Ekonomisë do të vazhdojmë edhe pjesën tjetër e projektit ku e kemi filluar dhe besoj se do t’i mbarojmë diku rreth 50 deri më 60 dyqane. Me barimin e atyre mbyllet ky projekt i cili i kemi filluar dhe presim që të na ndajnë mjete tjera vitin e ardhshëm dhe do të fillojmë me rikonstruimi i vitrinave tjera të Çarshisë” – deklaroi kryetari i shoqatës së esnafëve, Bejtulla Morina.
“Që të funksionojë Çarshija është me rëndësi edhe infrastruktura për rreth Çarshisë që do të thotë të kemi më shumë parkingje,rrugë, trotuare për qytetarët ku vizitorët do të kenë qasje më të mirë për në Çarshinë e Shkupit” - tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.
Në kaudër të projektit për rinovimin e vitrinave të Çarshisë janë rinovuar 12 dyqane. (Rexhep Qamili, TVM2)
