Maqedoni

VMRO-DPMNE vazhdoi fushatën në komunën Qendër

22.04.2014 18:23

Nuk premtojmë asgjë që nuk mundemi të realizojmë, prandaj në programin tim dhe programin e VMRO-DPMNE-së secilën herë është vendosur ajo që mund të realizohet dhe që mund të dorëzohet raport.
 
Kështu u shpreh kandidati presidencial i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov, para banorëve të Komunës Qendër të Shkupit. Ju e njihni këtë program dhe për këtë e shpërbleni në zgjedhje, tha Ivanov.                                                                                                                   
Nuk premtojmë asgjë që nuk mundemi të realizojmë, prandaj në programin tim dhe programin e VMRO-DPMNE-së secilën herë është vendosur ajo që mund të realizohet dhe që mund të dorëzohet raport.
 
Kështu u shpreh kandidati presidencial i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov, para banorëve të Komunës Qendër të Shkupit. Ju e njihni këtë program dhe për këtë e shpërbleni në zgjedhje, tha Ivanov.                                                                                                                   
“Treguam se Maqedonia duhet me sinqeritet, me punën e deritanishme treguam se besojmë në Maqedoni! Për atë bashkëpunojmë. Të gjitha institucionet në shtet të bashkëpunojnë dhe të tregojnë bashkësi. Të tregojnë bashkëpunim në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Besojmë në Maqedoninë, sepse shohim optimizëm gjithkund në Shtet, shikojmë se qytetarët e përkrahin dhe e përshëndesin atë që bëhet. Bëhen autostrada, ndërtohen fabrika, hapen shkolla të reja, ndërtohen spitale të reja”, u shpreh kandidati për president i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov.
 
Ivanov gjithashtu theksoi se qëllimi është integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si vend i zhvilluar ekonomikisht dhe me infrastrukturë dhe asgjë nuk do të mund të na ndalojë që t’i ndërtojmë standardet evropiane në Maqedoni. Nga votat tuaja varet se ç’farë vendi do të kemi dhe ç’farë vendi do të ndërtojmë në të ardhmen. 
 
Ndërsa lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në tubimin e mbrëmshëm  në Qendër  të Shkupit,  tha se më 13 prill populli masovikisht doli në zgjedhje dhe i dha mbështetje  të qartë  dhe të pahezitueshme VMRO-DPMNE-së dhe kandidatit të saj për president, Gjorge Ivanov.
 
Njëherit Gruevski tha se ka qenë për t’u habitur ajo që menjëherë pas, konkurrenti i tyre politik, LSDM, ka dalë me tezën se zgjedhjet nuk kanë qenë të rregullta dhe se ka pasur parregullsi sistematike. Nënçmimi i qytetarëve  nga LSDM-ja dhe lideri i kësaj partie, Zoran Zaev, siç tha lideri i VMRO-DPMNE-së, do të thotë se më 27 prill Koalicioni për Maqedoni më të Mirë do të marrë mbi 500 mijë vota dhe mbi 62 deputet. 
 
Sipas kryetarit të VMRO-DPMNE-së dhe njëkohësisht edhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër një, Nikolla Gruevski, kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri te fitorja e dyfishtë, fitorja e presidentit, si dhe fitorja e 62 deputetëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
 
Duke shprehur bindjen për fitore, Gruevski tha se partia e tij kërkon përkrahje për rritjen e rrogave, pensioneve, ndihmës sociale, rritjen e subvencioneve dhe për 64 mijë vende të reja pune.
 
GYLTENE SINANI