DSK ndalon hyrjen e PSP-së në objektin e saj
Drejtoria për Siguri dhe kundërzbulim I ndalon hyrje në objektet e saja Prokurorisë Speciale Publike....

Drejtoria për Siguri dhe kundërzbulim I ndalon hyrje në objektet e saja Prokurorisë Speciale Publike.
Nga PSP njoftojnë me shkrim se kërkesa e tyre për prezencë fizike të PSP-së në objektin e DSK-së është refuzuar nga ana e DSK-së, për shkak të principeve të fshehta të punës, ndërsa DSK ka marrë përgjegjësinë për sigurimin e pajisjeve të përgjimit deri në ardhjen e ekspertit të jashtëm.
“Kërkesa jonë nuk është pranuar, sot morrëm edhe njoftim me shkrim nga ana e drejtorit të DSK-së. Me këtë njoftim jemi informuar se DSK, si institucion garanton se pajisjet dhe sistemi të cilat janë lëndë e urdhërit, në tërësi janë të siguruar në përpuethshmëri me rregullat për informacionin e klasifikuar dhe se kërkesa nuk është pranuar, për shkak të respektimit të principeve të sekreteve të funksionimit të drejtorisë, duke përfshirë edhe fshehtësinë e identitit të personave të punësuar në Drejtori. Duke pasur parasysh përgjegjësinë e mësipërme për sigurimin e pajisjeve dhe sistemeve, deri në ardhjen e ekspertit të jashtëm, është në përgjegjësi të plotë të DSK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale Publike.
Më tej nga prokuroia speciale shtojnë se të dhënat kompjuterike që duhet të merren, do të mundësojnë të vërtetohet se a janë bërë manipulime me sistemet ose nëse janë fshirë disa të dhëna të caktuara.
Nga prokuroia thonë se kanë parasysh edhe garancën e ministrit të brendshëm Oliver Spasovski, i cili tha se deri në ardhjen e ekspertit të jashtëm policia do të sigurojë objektin e DSK-së.
“Morëm garanca se gjat natës nuk do të ndodh asgjë, përkatësisht se nuk do të ketë kurfar largimi të paisjeve apo çkado tjetër nga MPB, dhe për këtë garanca të fuqishme na dha vet ministri.” – u shpreh prokurorja special, Lençe Ristovska.
Këto sqarime vinë pas natës së mbrëmshme ku ishte arrestuar hetuesi i PSP-së, për arsye siç tha ministri Spasovki se është parë duke fotografuar objektin e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov.
“Hetuesi i PSP-së që ishte në Beko, është pare duke fotografuar një objekt, për çka është vërejtur nga sigurimi I ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov.Është thirrur në bisedë në stzacionin Beko, është bërë bisedë fillestare dhe më pas është njoftuar prokuroria Speciale” – tha Oliver Spasovski - MPB.
Hetuesi më pas është liruar, ndërsa prokurorja speciale Katica Janeva është drejtuar deri te Ministria që të vërtetojë për çfarë arsye është larguar hetuesi i tyre nga hapësirat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, por hyrja në MPB nuk i është lejuar.
Megjithatë, pas disa telefonatave, Janeva me ekipin e sajë, mbrëmë arritën të hapin portën e MPB-së dhe të futen Brenda, ku kanë marrë garancë nga ana e ministrit të punëve të brendshme Oliver Spasvoski se objekti I DSK-së do të sigurohet nga ana e MPB-së. (Ersan Pajaziti, TVM2)
