F1, Mercedes nuk fal as provat e lira
Mercedes dominon provat e lira në Çmimin e Madh të Austin në Botërorin e Formula 1....
Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton ishin të pakapshëm në 2 sesionet e para të këtyre provave. Në sesionin e parë të provave të lira ishte britaniku ai që triumfoi duke e përshkuar pistën me 1 minutë 37 sekonda e 428 të mijtat duke e lënë pas shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg.
Gjermani, që kërkon fitoren e 10 sezonale, u kundërpërgjigj në sesionin e dytë të këtyre provave të cilin e mbylli me 1 minutë 37 sekonda e 358 të mijtat që është edhe koha më e mirë e ditës.
Në vendin e dytë në këtë sesion provash u rendit Daniel Ricciardo, ndërsa Hamilton këtë radhë u kënaq me vendin e tretë.
Ferrari shënoi si rezultatin më të mirë në këtë sesion provash vendin e katërt të Sebastian vettel, ndërsa Kimi Raikkonen u pozicionua në vendin e tetë.