Qytetarët, shporta konsumatore gjithnjë e më e varfur

22.10.2016 19:08

Entit Shtetëror i Statistikave ka njoftuar se paga mesatare mujore neto në muajin gusht arrin në 22.294 denar...

Entit Shtetëror i Statistikave ka njoftuar se paga mesatare mujore neto në muajin gusht arrin në 22.294 denar dhe krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar është shënuar rritje për 1.9 % .

Por qytetarët ankohen se  çmimet e larta dhe papunësia vazhdojnë të varfërojnë edhe më tej shportën e konsumatorit. 

“Cfar pare ku tmar pare kam bërë 70 vjet skam asnji denar ne xhep ku të gjej pare kam 20 banor në shpi dhe asnji spunon qfar pare”.

“Ka disa çmime të larta por disa jan edhe te ulta”.

“Cmimet sipas standardet ktu jan të larta , papunsi e madhe”

“Cmimet lir jan nuk jan shtrejt por populli ska pare” – thane disa nga qytetarët  e intervistuar nga TVM2.  

Ulja e fuqisë blerëse të qytetarëve këto ditë ka ndikuar drejtpërdrejt edhe ndaj punës së tregtarëve. Ata për tvm2 shprehen të pakënaqur nga fitimi i ulët. 

“Populli nuk ka pare buxheti është i lisht tash në dimër skemi pun fare vetëm që paguajm  tezgat”

“Shtreëjt janë po du me than skanë pare njerzit ankohen”

"Çmimet jan pak të larta por edhe para nuk kanë edhe tash është fundi i sezonit ësht pak shtrejt.nuk kan pare skan pare kriz” – thane disa nga shitësit e intervsituar nga televizioni ynë.

Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për një familje 4 antarëshe shpenyimet për banim, për higjien, transport , kultur, veshmbathje dhe shëndetsi, për në muaj nevojiten 32 mijë denar. (Gazmend Rexhepi, TVM2)