Moto GP, Marquez i pakapshëm në Philip Island
Marc Marquez nuk njeh limite...

Marc Marquez nuk njeh limite. Piloti i skuadrës Honda regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Philip Island edhe pse gjatë gjithë kronometrimit moti u krijoi shumë vështirësi pilotëve të Moto GP.
Pista e lagur nuk e pengoi spanjollin të linte pas gjithë kundërshtarët me kohën 1 minutë, 30 sekonda e 189 të mijtat.
Ky është pole position numër 7 gjatë këtij sezoni për kryesuesin e klasifikimit të përgjithshëm, i cili ka mundësinë për ta fituar titullin botëror që gjatë kësaj fundjave. Në krah të tij renditen edhe Crutchlow e Pol Espargaro, ndërsa në radhën e dytë rreshtohen Aleix Espargaro, Miller e Petrucci.
Ai që habiti më shumë në këtë sezion provash ishte australiani Nicky Hayden që është rikthyer në pista për të zëvendësuar Dani Pedrosan. Ish kampioni i botës regjistroi kohën e shtatë më të mirë edhe pse nuk është në aktivitet të vazhdueshëm që prej disa vjetësh.
Paraqitje e dobët për skuadrën Yamaha me Jorge Lorenzon që nuk arriti të ngjitej më lart se vendi i 12, ndërsa Valentino Rossi rrëshkiti në të 15-in. Ky do të jetë starti më i keq sezonal për “doktorin” që rrezikon të humbasë edhe vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm.
