Maqedoni
PPD takim me përfaqësuesit e OSBE-së
22.04.2014 18:26
Bartësi i listës për kandidat për deputet në njësinë zgjedhore numër gjashtë nga radhët e Partisë për Prosperitet Demokratik...

Bartësi i listës për kandidat për deputet në njësinë zgjedhore numër gjashtë nga radhët e Partisë për Prosperitet Demokratik, Muhamed Halili, është takuar me përfaqësuesit e misionit të vëzhgimit të OSBE-së, Marie Astrid Heumer dhe Roxher Brajan, të cilët me përfaqësuesit e PPD-së u njohën për së afërmi me qëndrimet e PPD-së lidhur me ecurinë e procesit të Zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare.
Bartësi i listës, Muhamed Halili, i njoftoi përfaqësuesit e OSBE-së se PPD është parti më e vjetër ndër shqiptarë dhe për shkak të riregjistrimit relativisht të ri, ka vendosur të garojë vetëm në një njësi zgjedhore.
Ai gjithashtu njoftoi përfaqësuesit ndërkombëtar të OSBE-së për siç ka theksuar Halili, problemet që i shkaktohen kësaj partie lidhur me qasjen e qytetarëve në shtabin zgjedhor të PPD-së, për presionet ndaj aktivistëve të PPD-së, si dhe për problemet tjera me të cilat ndeshet kjo parti gjatë fushatës parazgjedhore.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAU
